Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen ka reaguar ndaj sulmit rus me raketa i cili deri më tani ka numëruar mbi 32 të vdekur mes të cilëve dhe 2 fëmijë.
“Këtë mëngjes, mizoria ruse goditi përsëri, duke vrarë burra, gra dhe fëmijë në qytetin e Sumy.
Një sulm barbar, i bërë edhe më i poshtër nga fakti se njerëzit ishin mbledhur paqësisht për të festuar të Dielën e Palmave.
Nevojiten urgjentisht masa të forta për të zbatuar një armëpushim”, shkroi presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në mediat sociale.
“Ky përshkallëzim i fundit është një kujtesë e trishtuar: Rusia ishte dhe është akoma agresori, në shkelje të qartë të ligjit ndërkombëtar. Evropa do të vazhdojë të kontaktojë partnerët e saj dhe të mbajë presion të fortë mbi Rusinë derisa gjakderdhja të ndalet dhe të arrihet një paqe e drejtë dhe e qëndrueshme, sipas kushteve të Ukrainës. Viktimat e sulmit të sotëm, familjet e tyre dhe të gjithë ukrainasit janë në zemrat tona. Sot dhe çdo ditë. Evropa qëndron pranë Ukrainës dhe Presidentit Zelensky”, vijon ajo.
- Gjermania do të ndryshojë rregullat për shtetësi dhe bashkime familjare! Preken edhe shqiptarët - 28/05/2025
- Problemet me energjinë prekin Kanën, jugu i Francës në kaos dhe në errësirë totale - 24/05/2025
- Proda takim me delegacionin italian: Fokus, monitorimi ajror i territorit në luftën kundër kanabisit - 24/05/2025