PREMIERA E RE E TEATRIT “SKAMPA” NË DATAT 👉 1️⃣1️⃣ – 1️⃣2️⃣ – 1️⃣3️⃣ – 1️⃣4️⃣ – 1️⃣5️⃣ – 1️⃣6️⃣ PRILL
⏰️ 1️⃣9️⃣ : 0️⃣0️⃣
REZERVO : 069 65 39 477 *Shënim i Regjizorit
Gjithmonë gati për të shqiptuar, për të ekspozuar atë që përgjithësisht të tjerët nuk guxojnë ta thonë. Këtë radhë me komedinë e prapë, alarmante dhe qesharake , “Çfarë pa kryeshërbëtorja”, me një kast të klasit të parë, me kostume supreme, me dekor e lëvizje ekstravagante, muzikë sunduese, kemi kapur dridhjet e kohës tonë, duke stigmatizuar pushtetin, seksin dhe liritë e tij të shfrenuara, përmes një komploti të thjeshtë farsik, që përmban humor anarkist, ritme të stuhishme dhe kryesisht gjuhë të ashpër, por lozonjare. Linjat e saj të mrekullueshme dhe të furishme nuk dinë të ndalen. Për më tepër, kemi besuar se, fjalët në duart e duhura janë më efektive se veprimet. Foljet dhe emrat janë në gjendje të shkaktojnë panik. Kjo shfaqje është festa ime e veçantë për mua. Është e 50-ta në karierën time Nuk ka qënë e lehtë. Edhe jam përkulur edhe kam ndjerë se po fundosem. Por në këto momente kam zbuluar se kam një ajër tjetër brënda meje që më ka ndihmuar ti jap një shtytje me gjithë forcën dhe kam dalë sërish në sipërfaqe. Shpëtimtar është Teatri, që e pres çdo herë me gëzim. Nuk ëndërroj të ngre në skenë pjesë specifike, por ëndërroj për një teatër që ndjen, dëgjon dhe parashikon zhvillimet në shoqëri dhe ku shikuesi do të mund të përjetoje diçka thellësisht personale. #rroftëteatri.
Kiço Londo.