Izraeli është i gatshëm të flasë për “fazën përfundimtare” të një marrëveshjeje me Hamasin për lirimin e pengjeve dhe një armëpushim në Rripin e Gazës.
Kështu tha kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu gjatë një takimi të qeverisë. “Ne jemi gati. Hamasi duhet të lërë armët. Udhëheqësit e tij do të lejohen të largohen”, tha ai. Ndërkohë beteja vazhdon në terren me bombardime dhe sulme tokësore. Militantët akuzojnë për shënjestrim të civilëve.
“Sulmet izraelite ndaj të zhvendosurve në Gaza kanë shkaktuar 8 të vdekur, mes tyre 5 fëmijë”, theksoi një zyrtar i Hamasit. Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze konfirmon vrasjen e 14 personave të ndërhyrjes së shpejtë nga bombardimet e ushtrisë së Tel Avivit, të cilët janë gjetur brenda një ambulance.
Ndërkohë, forcat izraelite kanë lëshuar dhe një urdhër për evakuimin e pjesës më të madhe të qytetit Rafah në Rripin e Gazës. Kjo nënkupton se mund të ndodhë ndonjë sulm masiv në atë zonë.
- Brigitte Bardo, një ikonë e bukurisë përballë Pablo Picasso – një titani të artit bashkëkohor - 12/05/2026
- Kur përplasen superfuqitë, çfarë është në rrezik kur Trump takohet me Xi? - 12/05/2026
- Largimi Schmidt nga posti i përfaqësuesit të lartë në Bosnje dhe Hercegovinë, fshehja nën maskën e dorëheqjes - 12/05/2026