Kryeministri Rama u shpreh se 7% krahasuar me rritjen e pagave të qytetarëve në nevojë është shumë.
Duke u nisu nga fakti që për gjysmën e pedagogëve ka një financim të shtuar, të cilën kreu i qeverisë e vlerësoi, por edhe nga fakti që kryesisht pedagogët janë të dy punësuar, duhet lënë radhë për pjesën tjetër të shoqërisë.
“Dhe realiteti i vërtetë i pagës është ndryshe që të jemi shumë të qartë. Po të shohim këtë financim të shtuar më shumë se 400 pedagogë nga 800 që kanë institucionet dhe për këtë u heqim kapelën. Mos të harrojmë dy punësimi nga universiteteve private, ca në të bardhë dhe ca në të zezë. Ai 7% duket shumë pastaj në krahasim me zjarrfikësit. Tani më fal po duhet të kemi dhe një sens të realitetit, duhet të lëmë një radhë te nevojtarët e sotëm të këtij vendi”. – tha Rama.
Kryeministri Rama në takimin me rektorët u shpreh se pavarësisht se universitetet e vendit nuk janë në të njëjtën linjë me universititet evropaine pasi këto të fundit kanë akses të plotë nga fondet e BE, gjithsesi Universiteti i Tiranës ka patur përparim. Sidoqoftë, ky përparim nuk është treguar në rankimet e universiteteve në hartën globale të cilën kryeministri e cilësoi si të papranueshme.
- Elton John feston 5-vjetorin e “Cold Heart” me Dua Lipën: “5.3 miliardë dëgjime dhe një miqësi e mrekullueshme” - 13/08/2026
- Raportohen 38 vatra zjarri. Situatë e rënduar në Lurë, Priskë dhe Elbasan, ndërhyrje nga toka dhe ajri. Përmirësohet situata në Krujë - 13/08/2026
- “Nuk e gjykoj njeriun që më fali jetën”, si u tërhoq Skënder Haluci nga trupa gjykuese për dënimin e Ramiz Alisë - 13/08/2026