Në KQZ janë përpunuar mbi 99% e vendvotimeve nga zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, ku Vetëvendosja doli fituese, por me rezultat më të ulët se më 2021.
Me 2,512 vendvotime të numëruara nga gjithsej 2,533, Vetëvendosje prin me 40.83%, PDK-ja renditet e dyta me 22.15%, LDK-ja me 17.59% dhe AAK-NISMA me 7.47%.
Në bazë të këtyre rezultateve, në parlamentin e ri Vetëvendosje e Albin Kurtit do të ketë 46 deputetë, 12 më pak nga legjislatura e shkuar ku kishte 58 ligjvënës. PDK-ja del nga këto zgjedhje me 25 deputetë, ndërsa LDK-ja merr 20.
Koalicioni AAK-NISMA për momentin kanë 9 deputetë, por për shumë pak vota mund ta humbin një mandat dhe ai në këtë rast do t’i kalonte Vetëvendosjes.
Në total, opozita ka 54 deputetë, ndërsa partia e Albin Kurtit ka 46. Votat e diasporës mund të kenë ndikim në këtë rezultat, por prapë gjasat janë të mëdha që në fund opozita të ketë më shumë vota se pushteti aktual.
Për t’u formuar qeveria e re do të nevojiten së paku 61 deputetë. Vetëvendosje në skenarin më të mirë të mundshëm do t’i marrë 51 deputetë pas numërimit të votave të diasporës, gjë që do t’ia mundësonte formimin e qeverisë me anë të deputetëve të minoriteteve joserbe.
- Noizy dhe Konstandin Argyros, së bashku në një duet në dy gjuhë - 18/10/2025
- Si u shkatërrua jeta e gazetarit të njohur, pasi zbuloi të dashurën sekrete të Putin - 18/10/2025
- Darka luksoze dhe festa për qentë e senatorëve, jeta e përditshme e presidentit Trump dhe anëtarëve të Kongresit gjatë mbylljes së qeverisë - 18/10/2025