Deputeti i PS Pandeli Majko nga salla e Kuvendit foli për arrestimin e Erion Veliajt, me urdhër të SPAK.
Ai tha se ndihet në pozitë të vështirë përballë vetes dhe publikut, apo historisë së PS, por jo përballë opozitës. Majko tha se përveç fëmijës së Erion Veliajt, të gjithë familjarët e tij janë më urdhër nga Gjykata, por ndryshe nga opozita, PS nuk akuzoi SPAK-un.
“Ashtu si shumë kolegë të tjerë, ndihem në pozitë të vështirë jo përballë jush, por përballë vetes, historisë së PS dhe publikut për atë që i ka ndodhur kolegut Erion Veliaj.
Përveç fëmijës, të gjithë familjarët e tij kanë urdhër nga Gjykata. Megjithatë asnjë nga ne nuk u ngrit të akuzojë Dumanin për mercenar, SPAK për organizatë kriminale, ambasadoren e SHBA me fjalor të pahijshëm, presidentin dhe ish-sekretarin e shtetit.
E dëgjoj shpesh që thoni ‘radha jonë”, nuk është radhë kosi as qumështi, por zgjedhja e popullit shqiptar, do të shkojë te kutitë dhe aty do ta shohim”, tha ai.
- Avioni që nuk arriti nga Beogradi në Moskë: A tentoi të arratiset në Rusi Aleksandar Vulin, njeriu më i afërt i Vuçiqit? - 03/11/2026
- CNN: Trump pranon privatisht se rezultatet e zgjedhjeve mund të jenë skenari më i keq për Partinë Republikane! - 03/11/2026
- Champions/ Nuk ka mëshirë për spanjollët, PSG turpëron Villarrealin, Bayerni mposht Atleticon në shtëpi, Manchester United përmbys Romën nga 0-2 në 3-2 - 03/11/2026