Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla të cilin SPAK dhe policia e kërkojnë pasi është dënuar me 2 vite burg për fshehje pasurie, ka marrë pjesë sot në tubimin e ish-kryeministrit Sali Berisha në Itali.
Berisha mbajti sot një takim politik me Diasporën shqiptare në Romë. Ky udhëtim erdhi në kuadër të zgjedhjeve të 11 majit dhe ligjit për përfshirjen e emigrantëve në votime, teksa partitë kanë nisur edhe turet politike në arenën ndërkombëtare, kudo ku ka Diasporë.
Ndonëse kur ishte kryeprokuror Llalla shfaqej si i paanshëm, duket se sot ai ka vendosur të dalë hapur. Llalla është shfaqur mes militantëve të PD-së duke dëgjuar me vëmendje fjalimin e Berishës.
Adriatik Llalla është përfolur gjithmonë në media dhe analizat politike si një mik i afërt i djalit të ish-kryeministrit, Shkëlzen Berishës. Llalla u akuzua pas lënies së detyrës për abuzime ligjore, me fshehje dhe mosdeklarim pasurie për disa prona dhe u dënua më 2021 nga Apeli i GJKKO me vendim të formës së prerë me 2 vite burgim.
U arrestua në Romë në Dhjetor 2021, por kërkoi statusin e azilantit politik. Interpol Tirana ka kërkuar ekstradimin e tij, për të vuajtur dënimin, teksa Llalla pretendon se ka aplikuar për azil në kryeqytetin italian. Por SPAK që prej 2023 ka deklaruar se po punon për ekstradimin e tij.
- Avioni që nuk arriti nga Beogradi në Moskë: A tentoi të arratiset në Rusi Aleksandar Vulin, njeriu më i afërt i Vuçiqit? - 03/11/2026
- CNN: Trump pranon privatisht se rezultatet e zgjedhjeve mund të jenë skenari më i keq për Partinë Republikane! - 03/11/2026
- Champions/ Nuk ka mëshirë për spanjollët, PSG turpëron Villarrealin, Bayerni mposht Atleticon në shtëpi, Manchester United përmbys Romën nga 0-2 në 3-2 - 03/11/2026