Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po mbahen në Dhomat e Specializuara në Hagë kanë votuar për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi i cili tha se shtetasit e Kosovës kanë realizuar të drejtën kushtetuese sipas procedurave dhe akteve nënligjore të KQZ-së.
“Mund t’iu konfirmoj se shtetasit e Kosovës që ndodhen në Dhomat e Specializuara, në Hagë, kanë realizuar të drejtën kushtetuese dhe kanë votuar në Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës, sipas procedurave dhe akteve nënligjore të KQZ-së”, tha Elezi.
Ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë janë ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli e Jakup Krasniqi dhe ish-deputeti Rexhep Selimi.
- “Kemi ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Iranin”/ Takimi i ministrit Hoxha me homologun izraelit, Sa’ar: Rama, një nga liderët më të jashtëzakonshëm në botë - 12/10/2026
- CBS zgjeron më tej skandalin LaCivita: Vajza e shefes së kabinetit të Trump, drejton dhe kompaninë e lobimit të paguar nga Dodik! - 12/10/2026
- Raporti i BBC: Si u zhdukën nga bilancet e Abramoviçit jahtet, vilat dhe avionët privatë me vlerë 672 milionë dollarë! Dyshime për… - 12/10/2026