Këshilli Drejtues i RTSH-së vendosi që të pezullojë garën për drejtorin e RTSH, pas akuzave për paligjshmëri. Prezenca e OSBE në Tiranë, bën thirrje për një garë transparente dhe të bazuar në meritë.
Vendimi i Këshillit erdhi pas thirrjes së Komisionit të Medias, në të cilin Këshilli Drejtues të hënën do të zhvillojë një seancë dëgjimore për procesin e ndjekur për garën për drejtorin e ri të RTSH.
“Prezenca e OSBE-së në Shqipëri i bashkohet mbështetjes ndërpartiake, Asociacionit të Gazetarëve, SCIDEV-Center dhe Safe Journalists në mirëpritjen e vendimit të RTSH-së për të pezulluar procesin e zgjedhjes së Drejtorit të Përgjithshëm. Bëjmë thirrje për një proces transparent, të bazuar në meritë, që të sigurojë drejtësi dhe llogaridhënie, dhe presim me interes seancën dëgjimore të së hënës”, shkruan prezenca e OSBE në Tiranë.
- Si Kina po përfiton nga dobësimi gradual i Shteteve të Bashkuara - 15/05/2026
- Italia me rregull të ri! Nga nesër skuterët elektrikë me targë, kush nuk e vendos merr gjobë 400 euro - 15/05/2026
- Rama nga Estonia: Europa duhet të flasë me Vladimir Vladimiroviçin, për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë - 15/05/2026