Deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi është paraqitur në SPAK në një ditë me Sali Berishën.
Kryemadhi mbërriti në SPAK rreth orës 10:00 në zbatim të masës” detyrim paraqitje” të caktuar ndaj saj.
GJKKO i ka vendosur masën “detyrim paraqitjeje” Kryemadhit e cila po hetohet nga SPAK për tre akuza pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish në lidhje me dosjen e CEZ DIA dhe lobimin e LSI-së në SHBA.
Po për këtë dosje po hetohet edhe bashkëshorti i saj me të cilin është në proces divorci, Ilir Meta. Aktualisht ai ndodhet në burg, pasi ndaj tij është caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’.
Latest posts by Pena Albania (see all)