Ish-kryeministri Pandeli Majko ka reaguar per vdekjen e ish-homologut te tij grek, Kostas Simitis.
Permes rrjeteve sociale Majko shkruan se Simitis doli i nderuar nga politika.
Sipas tij, ish-kryeministri grek mund te cilesohet si nje njeri per te cilin ndjesite nuk ishin fakte.
Ja reagimi i plote i Pandeli Majkos:
Kostas Simitis, ish kryeministri i Greqisë, ka ndruar jetë!
Cdokush është hero i historisë së tij personale por Kostas Simitis ka një rol të veçantë në miqësinë shqiptaro – greke!
Ai ka qenë në zyrën e kryeministrit të Greqisë gjatë kohës së Luftës së Kosovës dhe u bë protagonist i një politike të matur brenda vendit dhe ndihmues karshi shqiptarëve! Qeveria e tij ndërtoi tre kampe në Shqipëri në ndihmë të shqiptarëve të dëbuar nga Kosova, dhe shmangu me qetësinë e tij karakteristike ekstremizmin periferik në shoqërinë greke!
Kostas Simitis mund të karakterizohet si një njeri për të cilin ndjesitë nuk ishin fakte!
Me një formim kulturor greko-gjerman dhe po ashtu produkt i shkollës ekonomike të Londrës, Kostas Simitis bënte diferencë nga kultura e vjetër e sjelljes ballkanike! Ai respektonte dallimet dhe nuk i demonizonte ato! Puna e tij ishte e ardhmja!
Politika është një dhomë egoizmi por Kostas Simitis, doli prej saj i nderuar! Lamtumirë mik!
- Si Kina po përfiton nga dobësimi gradual i Shteteve të Bashkuara - 15/05/2026
- Italia me rregull të ri! Nga nesër skuterët elektrikë me targë, kush nuk e vendos merr gjobë 400 euro - 15/05/2026
- Rama nga Estonia: Europa duhet të flasë me Vladimir Vladimiroviçin, për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë - 15/05/2026