Milani triumfoi me përmbysje 1-2 në duelin gjysmëfinal të Superkupës së Italisë ndaj Juventusit, që përkoi edhe me debutimin e trajnerit të ri të kuqezinjve, Serxho Konsesao.
“Zonja e Vjetër” kaloi e para në avantazh me anë të Jilldiz, në minutën e 21-të.
Pjesa e parë, përfundoi me rezultatin 1 me 0, ndërkohë që në fragmentin e dytë të lojës, milanistët përmbysën gjithçka në harkun kohor të 5 minutave.
Fillimisht ishte Pulisiç që shënoi me penallti në të 71-tën, ndërkohë që autogoli i Gatit në minutën e 76-të, i dhuroi triumfin Milanit, që në finalen e Superkupës, që do të zhvillohet në datën 6 janar, do të përballet me Interin e Simone Inzagit, që mbrëmjen e djeshme mposhti Atalantën me shifrat 2 me 0.
- Cili do ta fitojë i pari luftën, Bordi i Paqes apo Bordi i Transparencës?! - 31/03/2026
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026