12.5 C
Tirana
19 / 05 / 2026

IKMT gjobit subjektin që tregtonte dru/ Subjekti shkeli kontratën me Bashkinë e Korçës, duke tregtuar privatisht dru zjarri

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, gjobit me 100 mijë lek një subjekt që tregton dru zjarri në qytetin e Korçës. Shkak i gjobës është bërë shkelja që ky subjekt i ka bërë kontratës që kishte me Bashkinë e Korçës. 

Burime të siguruara thanë se subjekti sipas kontratës duhet të furnizonte me dru zjarri për ngrohje institucionet arsimore, si kopshte, çerdhe dhe shkolla të kësaj bashkie por subjekti ka shkelur në mënyrë të njëanshme kontratën duke kryer dhe shitje të druve të zjarrit për banorët e këtij qyteti.

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, gjatë një aksioni të zhvilluar së fundmi në Korçë, ka konstatuar shkeljen dhe ka vendosur ndaj subjektit në fjalë, masën administrative gjobë në vlerën e 100 mijë lekëve si dhe pezullim të aktivitetit deri në riinspektim. 

I kontaktuar kryetari i Bashkisë së Korçës Sotiraq Filo ka ërë të ditur se me subjektin ka një kontratë 1 vjeçare. Për këtë është lejuar nga bashkia për të prerë dru në sipërfaqe të shfrytëzueshme nga ana e bashkisë, sipërfaqe këto të cilat përdoren për të furnizuar me dru zjarri institucionet arsimore si kopshte dhe shkolla.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x