12.5 C
Tirana
13 / 03 / 2026

Mbyllja e ish-fushës së mbetjeve/ Filo: Fusha e mbetjeve në Ravonik do të kthehet në një park fotovoltaik

Ish fusha e mbetjeve në afërsi të fshatit Ravonik, prej më shumë se tre vitesh, ka dalë jashtë funksionit pasi mbetjet e Bashkisë Korçë depozitohen tek landfilli i Maliqit. 

Bashkia është duke menduar për një projekt të mbylljes përfundimtare të kësaj fushe dhe dhënies së një tjetër funksioni. Këtë e ka bërë të ditur kryebashkiaku Sotiraq Filo, i cili u shpreh se në bashkëpunim me bankën gjermane KFW është përgatitur një projekt për mbylljen e kësaj fushe, ndërkohë që pritet vetëm gjetja e financimit për realizimin e këtij projekti. 

Një prej projekt-ideve të bashkisë është kthimi i kësaj fushe në një park fotovoltaik, i cili do të mundësonte furnizimin me energji elektrike për stacionin e pompave të qytetit të Korçës.

Ish fusha e mbetjeve në fshatin Ravonik, ku janë depozituar për rreth 30 vite të gjitha mbetjet e bashkisë së Korçës, ka një sipërfaqe prej 3 hektarësh. Prej ndërtimit të Landfillit të Maliqit, bashkia ka patur si synim rehabilitimin e saj, për ta kthyer në një zonë të gjelbëruar, por për mungesë të financimeve nuk është kryer asnjë ndërhyrje në të. Projekti për mbylljen e kësaj fushe tashmë është gati, thjesht pritet financimi për zbatimin e tij.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x