Avokati Spartak Ngjela i ftuar në Intervistën e Ditës nga Ermal Peçi në Dritare TV tha se Sali Berisha nuk mund ta kushtëzojë Edi Ramën për qeveri teknike, përsa kohë nuk arrin të mbledhë dot as 1 mijë mbështetës në shesh.
Ermal Peçi: Berisha i kërkoi qeveri teknike Edi Ramës. A mund ta arrijë këtë?
Spartak Ngjela: Berisha ndaj e bëri protestën, për të bërë një provë. Nëse do të kishte 120 mijë njerëz patjetër mund të arrihej kjo kërkesë për qeveri teknike. sepse 100 mijë njerëz në shesh janë 1 milionë vota. Problemi që e djathta është në krizë, dhe kjo vjen si pasojë e mungesës së lidershipit që vetëm ka humbur vitet e fundit.
Çdo humbje kërkon reformë ose ide të reja. PD po përsërit humbjet e saj. Dhe ka rrezik që nga drama, të shkojë në tragjedi.
- Si Kina po përfiton nga dobësimi gradual i Shteteve të Bashkuara - 15/05/2026
- Italia me rregull të ri! Nga nesër skuterët elektrikë me targë, kush nuk e vendos merr gjobë 400 euro - 15/05/2026
- Rama nga Estonia: Europa duhet të flasë me Vladimir Vladimiroviçin, për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë - 15/05/2026