Këtë të enjte, pritet një përmirësim i lehtë i kushteve atmosferike mbi vendin tonë për shkak të depërtimit të masave ajrore më të thata.
Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime kthjellimesh kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore. Në zonën e verilindjes, reshje shiu dhe dëbore të herëpashershme dhe intensitet të ulët. Gjithashtu reshje shiu të dobëta dhe lokale parashikohen lokalisht edhe në zonën e qendrës dhe jugperëndim, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.
Era pritet të fryjë me drejtim verilindje-juglindje me shpejtësi mesatare 4-12m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet hera-herës do të intensifikohet me shpejtësi 14-22m/s, shoqëruar me dallgëzimin në dete të forcës 4-6 ballë.
Temperaturat parashikohen në zonat malore -2 deri 3° C, në zonat e ulëta 0 deri 13°C dhe në zonat bregdetare 5 deri 13°C
- Si Kina po përfiton nga dobësimi gradual i Shteteve të Bashkuara - 15/05/2026
- Italia me rregull të ri! Nga nesër skuterët elektrikë me targë, kush nuk e vendos merr gjobë 400 euro - 15/05/2026
- Rama nga Estonia: Europa duhet të flasë me Vladimir Vladimiroviçin, për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë - 15/05/2026