Qeveria italiane synon të rifillojë nga janari i vitit të ardhshëm transferimin e emigrantëve në Shqipëri.
Pas dy lundrimeve të pasuksesshme më 15 tetor dhe 8 nëntor, ku anija Libra solli 16 dhe 8 emigrantë në Shëngjin, ndalimi i të cilëve u anulua pas nga gjykata e Romës.
Marrëveshja u firmos nga kryeministri Edi Rama dhe kryeministrja e italisë, Giorgia Meloni më 6 nëntor 2023 në Romë.
Në takimin e sotëm në Palazzo Chigi, pritet të marrin pjesë ministrat e Brendshëm, të Jashtëm, të Mbrojtjes dhe ata për Marrëdhëniet me Evropën, së bashku me nënsekretarin Alfredo Mantovano dhe këshilltarin diplomatik Fabrizio Saggio.
Kryeministrja Meloni theksoi rëndësinë e të menduarit “jashtë skemave tradicionale,” duke kujtuar se Italia ishte vendi i parë që nënshkroi një marrëveshje me një shtet jashtë BE-së për menaxhimin e emigracionit. “Kemi pasur disa sfida në interpretimin e rregullave, por po i tejkalojmë,” u shpreh ajo.
- “Sulmi ndaj Gonzatos, gafë e madhe e Berishës”/ Mile: Po sulmon indirekt Bashkimin Europian - 12/05/2026
- Mërtiri: Ndërkombëtarët nuk janë shkaktarët e rrënimit tonë. “Vrasja e demokracisë” produkt i brendshëm i lidershipit shqiptar - 12/05/2026
- A do të ketë garë të ndershme në PD? Sondazhi: Mbi 70% thonë se nuk u intereson fare! - 12/05/2026