Lajmi per mbylljen e TIkTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat ndërkombëtare.
Gazetarja amerikane, Anne Applebaum ndërsa ka publikuar lajmin e ‘The Guardian’ lidhur me vendimin e qeverisë shqiptare për mbylljen e Tik Tok, shkruan se Shqipëria e ndaloi këtë rrjet social sepse po dëmton fëmijët.
”Shqipëria e ndaloi Tik Tok sepse po dëmton fëmijët, duhet vetëm vullnet politik”, shkruan ajo në platformën X.
Kjo lëvizje e qeverisë erdhi pas tragjedisë së vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani pranë shkollës ‘Fan Noli’, që sipas qeverisë zanafilla e dhunës dhe bullizmit mes të miturve nisi në rrjetin social TikTok.

Latest posts by Pena Albania (see all)
- Xi paralajmëron Trumpin: Kujdes me shitjen e armëve për Tajvanin - 05/02/2026
- Flet një nga viktimat e Jeffrey Epstein: Isha 16 vjeçe kur më abuzoi, Trump na tradhtoi - 05/02/2026
- EKSKLUZIVE / Sondazhi: 90% e shqiptarëve i duan pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve ashtu siç janë ose më të ulëta - 05/02/2026