Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka folur me tone të ashpra ndaj Albin Kurtit në mbledhjen e përbashkët të dy kuvendeve.
Sipas tij, Kurti ka agjendë ruse e serbe, shkruan A2.
“Kryeministri (Kurti) ka shkuar deri aty sa ka e ka quajtur Sekretarin Blinken naiv, prandaj jemi aty ku jemi. Vargu i dështimeve është i gjatë, vështirë e kemi të gjejmë një veprim të hajrit, çdo veprim i Kurtit është në përputhje të plotë me agjendën e Rusisë e Serbisë. Për të qenë i hapur me ju, Rama e Spiropali, marrëdhëniet me Shqipërinë në këto 4 vjet gati sa nuk e kanë prekur fundin dhe të gjithë në sallë e dinë shkakun”, tha Haradinaj.
“Të mira janë mbledhjet tona vëllazërore, edhe pse jo të hijshme në prag të zgjedhjeve. Me Shqipërinë është ndryshe, se vëllau te vëllau shkon e vjen kurdo. Çdo herë është ndjenjë e mirë të jemi bashkë. Shqipëria ka bërë kujdes se nuk është përzier në fushatat tona të brendshme zgjedhore. Kërkoj ndihmën e Shqipërisë për anëtarësimin, jo përmes partneritetit me paqe, por përmes planit aksional të anëtarësimit”, theksoi më tej Haradinaj.
- “Pueblo”: Një spanjolle nga Valencia e mbetur gjatë komunizimit në Lushnjë - 05/08/2026
- Përplasje diplomatike SHBA-Brazil, Trump i heq vizën ambasadores së Brazilit në Uashington. Lula da Silva: Përshkallëzim i qëllimshëm - 05/08/2026
- Ndarja territoriale, a ka ardhur koha ta zhdukim Jugun dhe Veriun? - 05/08/2026