JAVANEWS angazhoi ekspertin e sondazheve, Eduard Zaloshnja, që të zhvillojë një sondazh për personazhin e vitit me më shumë ndikim në zhvillimet politiko-institucionale. Sondazhi u krye gjatë fundjavës, duke e shpërndarë linkun e pyetësorit me SMS krejt të rastësishme në të 12 qarqet e vendit (në mënyrë përpjestimore me popullsinë banuese të secilit qark).
Plot 1234 banorë të rritur (18 vjeç e sipër) e plotësuan pyetësorin. Kampioni u ripeshua statistikisht, për ta përfaqësuar popullsinë e rritur sa më mirë gjeografikisht, demografikisht dhe politikisht. Maksimumi i marzhit të gabimit statistikor ishte plus/minus 3% për kuotën më të lartë (Dumanin) dhe plus/minus 0.1% për kuotën më të ulët (Begaj).
Në tre vendet e para për personazhin e vitit me më shumë ndikim në zhvillimet politiko-institucionale u renditën Kreu i SPAK-ut Dumani, Kryeministri Rama dhe Kryetari i PD-së Berisha. Afërsisht, Dumani rezultoi me një kuotë sa dyfishi i Ramës, ndërsa Rama me një kuotë sa dyfishi i Berishës.
Me ekstrapolim të përafërt statistikor, mbi 1 milion banorë të rritur të vendit e konsiderojnë Altin Dumanin si personazhin e vitit me më shumë ndikim në zhvillimet politiko-institucionale, ndërsa Ramën gjysëm milion (shihni tabelën më poshtë).

- Video/ Zhegrova i jep fitoren Juventusit ndaj Chelseat, shkëlqen me një supergol në Hong Kong - 05/08/2026
- “Mizori të tmerrshme”/ Von der Leyen dënon sulmet vdekjeprurëse në Kiev: Rusia duhet të paguajë për shkatërrimin e Ukrainës - 05/08/2026
- Gazetari dhe imami non grata, Berisha dënon vendimin e qeverisë: Rama zbaton urdhrin e Vuçiç - 05/08/2026