Presidenti i Brazilit, Luiz Inácio Lula da Silva, do t’i nënshtrohet një operacioni tjetër për të minimizuar rrezikun e gjakderdhjes në të ardhmen, thanë mjekët e tij, pas operacionit urgjent të kryer të martën për të përmbajtur një gjakderdhje në tru.
Lula, 79 vjeç, pritet t’i nënshtrohet procedurës plotësuese të enjten, tha ekipi i tij mjekësor të mërkurën.
Procedura minimalisht invazive quhet embolizimi i arteries së mesme meningeale dhe synon të reduktojë gjakderdhjen dhe të parandalojë akumulimin e gjakut midis trurit dhe kafkës.
“Ekziston një mundësi e vogël që në të ardhmen, arteriet e vogla të meninges mund të shkaktojnë ende gjakderdhje të vogël”, u tha gazetarëve mjeku personal i Lulës, Dr. Roberto Kalil Filho. “Pra, kjo procedurë plotësuese e procedurës kirurgjikale është për të minimizuar rrezikun që kjo të ndodhë në të ardhmen.”
Kalili tha se procedura relativisht e thjeshtë dhe me rrezik të ulët, pa kirurgji do të kryhej mëngjesin e së enjtes dhe do të zgjaste rreth një orë.
Kalil përsëriti se operacioni i parë i presidentit ishte kryer pa komplikime dhe tha se presidenti po shërohej me hapa të shpejtë.
“Ai është mirë, është ulur, duke folur dhe duke ngrënë”, tha ai.
Ekipi mjekësor i Lulës tha se presidenti ishte vigjilent e i angazhuar dhe e kishte kaluar ditën duke iu nënshtruar fizioterapisë dhe duke marrë vizita nga anëtarët e familjes.
- Gjyqi historik në Francë/ Presidenti Macron falënderon Gisele Pelicot: Dinjiteti dhe kurajoja juaj kanë inspiruar botën! - 20/12/2024
- Përqafime dhe të qeshura! Dalin pamjet nga takimi i Ramës, Kurtit dhe Osmanit/ Momenti epik kur kryeministri i jep dorën edhe Spiropalit - 20/12/2024
- Sopranoja: Parashqevia komuniste? Godole injorante dhe me prejardhje komuniste! - 20/12/2024