0.5 C
Tirana
22 / 12 / 2024

Çfarë bën një diktator në kohën e lirë? Këtë na e tregojnë fotot e panjohura të Assad

Regjimi i Bashar al-Assad ra! Pas lajmit shumë sirianë mësynë në pallatin e tij. Megjithatë në një lagje të njohur të Damaskut u gjet edhe shtëpia ku jetonte me familjen diktatori i Sirisë.

Atje brenda janë gjetur shumë gjëra të cilat tregojnë shumë për jetën e Assad dhe familjes së tij. Siç shkruan Sky News, atje, bashkëshortja e tij, Asma, kishte fshehur “thesaret” e saj.

Plaçkitësit kanë marrë çfarë kanë gjetur përpara në dhomën e saj personale. Siç shkruan media britanike dyshemeja ishte e mbuluar me kuti të pafundme që mbajnë bizhuteri, gjëra antike dhe të veçanta.

Kjo zbulon faktin se familja e Assad bënte jetë luksoze ndërsa i pari i shtëpisë vriste me qindra mijëra bashkatdhetarë, të cilët edhe nëse nuk vdisnin, jetonin në varfëri.

Në disa kate gjenden edhe zarfe me dokumente të rëndësishme. Mes tyre edhe me të dhënat bankare të Asmës, me emrin e vajzërisë ku përmenden shuma marramendëse parash. Ajo është shprehur nëpër intervista se familja e saj jetonte jetën e një klase të mesme. Shumë pak e besuan, megjithatë mashtrimi i saj, tashmë duket më qartë.

Familja duket se është arratisur me nxitim. Në këtë shtëpi janë gjetur edhe momente që Asma i kishte ruajtur nga jeta e tyre, të gjitha të lëna pas. Mes tyre janë edhe dhuratat që fëmijët i kishin bërë, fotografi familjare në pushime, e të tjera me radhë.

Ne ju ftojmë t’i ndiqni më poshtë për të kuptuar jetën e një diktatori:

Çifti në ditën e tyre të dasmës
Dokumente të ndryshme të hedhura përtokë
Diktatori Assad duke notuar në pishinë
Një shënim për familjen, por që tregon se anëtarët kanë ikur me nxitim
Dritaret e shtëpisë së plaçkitur
Assad në moshë të hershme
Një foto e Assad në moshë të re në shtëpinë e familjes
Dhurata e një prej tre fëmijëve për nënën, Asmën
Pamje brenda shtëpisë familjare
Assad
Familja Assad ditën e dasmës në Dhjetor 2000

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x