0.5 C
Tirana
22 / 12 / 2024

“Do mbyllim burgjet famëkeqe të Asadit”, premtimi i udhëheqësve të rebelëve sirianë

Forcat rebele siriane kanë deklaruar se po planifikojnë që të mbyllin burgjet famëkeqe të drejtuara nga Presidenti i rrëzuar, Bashar al-Asad dhe të godasin të gjithë ata që janë përfshirë në vrasjen ose në torturimin e të burgosurve.

Udhëheqësi rebel Ahmed al-Sharaa tha gjithashtu se do të shpërndante forcat e sigurisë të regjimit të mëparshëm.

Pas rënies së qeverisë së Asadit u shpërndanë pamje ku shfaqeshin mijëra të burgosur duke u liruar nga burgu “Saydnaya”, i quajtur si një “thertore njerëzore” nga grupet e të drejtave të njeriut.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut tha se pothuajse 60 mijë njerëz u torturuan dhe u vranë në burgjet e drejtuara nga Assadi.

Që nga rënia e Presidentit Bashar al-Asad, sirianët kanë nxituar drejt burgjeve famëkeqe të regjimit, duke kërkuar dëshpërimisht për të dashurit e tyre.

Kujtojmë se Asad u largua në Rusi në orët e para të së dielës, ku ai dhe familja e tij kanë marrë azil pasi rebelët pushtuan kryeqytetin, Damaskun.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x