6.5 C
Tirana
27 / 12 / 2024

DOSJA “BUKA”/ Dëm shtetit 7 miliard lekë! Ahmetaj akuzohet se ka shpërdorur detyrën në privatizimin e fabrikës, GJKKO kthen në SPAK dosjen: Plotësoni hetimet!

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i kërkon Prokurorisë së Posaçme hetime të tjera në lidhje me privatizimin e shoqërisë “Buka” sha, për të cilën ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj akuzohet për shpërdorim detyre me dëm ekonomik rreth 7 miliardë lekë.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se GJKKO i ka dhënë 3 muaj afat SPAK për të plotësuar hetimet për të ashtuquajturën dosjen “Buka”.

Gjatë seancës së sotme, ku pritej kalimi i dosjes për gjykim nga GJKKO,  prokurorit ë çështjes Elvin Gokaj iu la afat deri më datë 10 mars 2025 për të plotësuar hetimet e munguara.

Ahmetaj akuzohet nga SPAK se ka shpërdorur detyrën duke favorizuar për të privatizuar shoqërinë “Buka sha” nga biznesmeni Lirim Fezollari.

Nga korriku i vitit 2023, Ahmetaj është shpallur në kërkim ndërkombëtar për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x