Nisin sot në orën 12 intervistat për përzgjedhjen e shefave të rinj të komisariateve në gjithë vendin. Seanca e intervistimit zgjat jo më shumë se 20 minuta. Komisioni i vlerësimit në Drejtorinë e Përgjithshme përbëhet nga tre gra, kryetare Alma Përmeti, antëtare Ervina Gjana dhe Anisa Duçkollari.
Sot do të nisin intervistat 26 aplikantët e parë dhe më pas në vijim edhe të tjerët deri më datë 10 dhjetor. Në total garojnë 274 aplikante për 49 vende shefa komisariatesh në të gjithë vendin.
Pas përfundimit të intervistave në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, Komisioni i Vlerësimit i dërgon pikëzimin e kandidatëve kryepolicit Proda, i cili më pas bën edhe emërimet. Aplikantët që marrin mbi 70 pikë cilësohen fitues.






- Arrestohet një ushtar amerikan në Britani, dyshohet se spiunonte për llogari të Rusisë - 11/11/2026
- Nations League/ Rruga drejt “Ligës B” dhe një shans për Europianin 2028, ja pse Shqipëria kërkon kreun e grupit! - 11/11/2026
- U kërcënua nga Irani, Sekretari Amerikan i Thesarit largohet nga rezidenca dhe zhvendoset në një bazë ushtarake! - 11/11/2026