Nga Blerta Ahmeti
Nëse memoria për të kaluarën nuk sjell imazhe të qarta, nëse faktet aktuale nuk janë mjaftueshëm të dukshme, atëherë paramendojeni një situatë në të ardhmen, kur me akuza nga Rusia, presidenti ukrainas Vladimir Zelensky, do gjykohej për trafikim organesh, ky është Hashim Thaçi sot u ka thënë Edi Rama, të pranishmëve në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës në një përpjekje kolosale përmes një fjalimi mbështetur në faktet e një juristi dhe pasionin e një burrështetasi.
Për 1 orë rresht, Rama i ka ballafaquar evropianët me ndërgjegjen e tyre, duke ua përplasur në fytyrë absurdin që krijojë nisma e rusit Konstantin Kosachev dhe u kthye në një rezolutë të Këshillit të Evropës, për të përfunduar në një Gjykatë Speciale, paçka se nisma ishte për trafikim organesh e aktakuza s’përbën asgjë nga ajo nismë.
Arsyeja pse Shqipëria po vjen me një kundër-rezolutë tash dhe jo më parë, Rama tha se ishte një pritje e Shqipërisë për të parë se çfarë do dilte “përkundër se e dinim që s’do dilte gjë