8.5 C
Tirana
26 / 12 / 2024

“Jemi përjashtuar si në Korenë e Veriut”, Dogjani: Rama s’i merr as 15 deputetë në 2025

Njësoj si në seancant e kaluara plenare, edhe ajo e ditës së sotme u shoqërua me tensione mes opozitës dhe mazhorancës. Opozita shfrytëzoi vizitën e ambasadorit të Bashkimit Evropian Gonzato në sallën e seancave plenare për t’i treguar përfaqësuesit të Brukselit zyrtar gardhet metalike e forcat e gardës së republikës të cilët në çdo seancë rrethonin parlamentin në përpjekje për të mos lejuar deputetët e përjashtuar të marrin pjesë në kuvend.

Opozita edhe sot e bëri të qartë se aksioni i mosbindjes civile do të vazhdojë. Deputetët demokratë që nuk janë të përjashtuar bllokuan foltoren e kuvendit dhe nxorën jashtë karriget e tyre, dhe në shenjë proteste kundër mazhorancës u ulën në oborrin e kuvendit.

Deputeti demokrat Asllan Dogjani, i ftuar në “Quo Vadis” në Vizion Plus nën moderimin e Pranvera Borakajt ka treguar se aksioni do të vijojë pasi qëllimi i opozitës është sigurimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Sipas tij nëse zgjedhjet janë të lira, kryeministri Rama nuk i merr as 15 deputetë.

Pranvera Borakaj: Sa ndikojnë betejat tuaja në parlament për të dhënë mesazhe te qytetarët?

Asllan Dogjani: Ne jemi opozita, PD e Shqipërisë. Unë jam përfaqësues i  njerëzve që vuajnë përdit, janë në frikë për jetën, për pronën. Del nga dera e shtëpisë je në stres. Ke banditët që kanë pushtuar oborret e pallateve me makina, fëmijë nëpër shkolla me thika, fëmijë që përdorin drogë. Familjet me të ardhurat që marrin nuk kanë mundësi të sigurojnë ushqmin, nuk kanë mundësi të çojnë fëmijët në shkollë. Ne na është dhënë mundësia të flasim në Parlament. Kemi paraqitur amendamente. Korrupsioni është në nivele alarmante dhe unë si deputet duhet të flas dhe të paraqes alternativën time për nesër, se çfarë do të bëjmë për qytetarët. Ne jemi përballur me një juntë, një diktaturë, një regjim. Duke qenë në këto kushte ne kem marrë përsipër për të mbrojtur të drejtën për të jetuar. Meqenëse fjalët tona kanë rënë në vesh të shurdhër jemi detyruar që të bëjmë protesta sepse të përjashtohet deputeti 60 ditë…unë jam përjashtuar 40 ditë. Mora karrigen dhe e nxora jashtë Parlamentit. Nuk e dogja. Jemi përjashtuar si në Korenë e Veriut. Shkojmë në Parlament, ke rrethimin me tela.

Pranvera Borakaj: Nëse je i përjashtuar…

Asllan Dogjani: Jemi të përjashtuar me të padrejtë. Rama në arenën ndërkombëtare del dhe krijon një imazh që në Shqipëri ka një imazh perfekt, ndërkohë që Shqipëria e vërtetë është tjetër. Njerëzit vuajnë për bukën e gojës. Kemi një shtet mafioz dhe shteti mafioz nuk rrëzohet me fjalë. Duhen marrë edhe veprime të tjera për të siguruar zgjedhje të lira. Nëse e do populli le ta votojë dhe Ramën ama jepi mundësinë qyetarëve që të jenë të lirë. Ama ne do të bëjmë gjithçka që qytetarët të jenë të lirë. Nëse bëhen zgjedhje të lira Edi Rama nuk i merr as 15 deputetë.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x