Aventurierë të rinj do të mund të shohin nga afër anijen më të famshme në botë, Titanikun, i cili prej vitesh ndodhet në fundin e oqeanit Atlantik.
Tashmë një grup personash do të munden të eksplorojnë nga afër të gjitha pjesët e anijes së mahnitshme, të cilën shumë njerëz e ëndërrojnë.
“Do të ketë një kohë kur njerëzit do të shkojnë në hapësirë me më pak kosto dhe shumë rregullisht. Unë mendoj se e njëjta gjë do të ndodhë edhe nën ujë”, tha një pjesëtar i bordit eksplorues.
BBC shkruan se Rush shpreson që kompania e tij OceanGate do të bëjë për eksplorimin e detit të thellë atë që novatorët si Elon Musk, Richard Branson dhe Jeff Bezos po përpiqen të bëjnë për udhëtimet në hapësirë: të lejojë këdo me para të mjaftueshme për të hyrë në botë të reja, edhe nëse nuk ka trajnim të specializuar.
Rrënojat e Titanikut janë 3800 metra nën sipërfaqe që pas fundosjes në prill të vitit 1912, pasi u përplas me një ajzberg në udhëtimin e tij të parë.Për
Por për ta bërë realitet ëndrrën e tij Titaniku, Rush-it i është dashur të krijojë një lloj të ri zhytëse të bërë nga materiale të lehta që mund të zbresë deri në pesë njerëz nga anija e oqeanit në thellësinë e Titanikut.