Mesfushori shqiptar i Bayer Leverkusen, Granit Xhaka është në listën e 30 futbollistëve më të mirë të vitit 2024 dhe ka mundësi për të fituar “Topin e Artë”, trofeun më prestigjoz individual për sportistët në botë.
Xhaka, regjisori i Leverkusen ishte ndër lojtarët kyç që “Aspirinat” ia dolën të siguronin trofeun e Bundesligës për herë të parë në histori dhe France Football e ka shpërblyer 30-vjeçarin me emrin në listën e ngushtë për të fituar këtë trofe.
Ceremonia e ndarjes së Topit të Artë do të mbahet më 28 tetor në Paris, ku do të mblidhen personalitete të njohura nga bota e futbollit për të nderuar më të mirët e vitit.
Këtë vit, disa lojtarë të tjerë janë gjithashtu në garë për çmimin, duke përfshirë Vinicius Jr e Jude Bellingham të Real Madridit, Rodri i Manchester City-t, që të gjithë janë konsideruar si favoritë për të fituar Topin e Artë.
Graniti fitoi Bundesligën me Bayer Leverkusenin pa pësuar asnjë humbje, po ashtu shtoi DFB Pokal dhe Superkupën e Gjermanisë.
- Klodiana Spahiu ministre e Shëndetësisë, propozimi i Ramës shkon në Presidencë, Begaj 7 ditë kohë për dekretin - 03/09/2026
- Zjarr i përmasave të mëdha në Lezhë, flakët përhapen me shpejtësi, rrezik për zonat e banuara - 03/09/2026
- Vodafone Albania lidh me Wi-Fi falas 61 bashki, përmes projektit europian WiFi4WB - 03/09/2026