Lajmin e ka bërë të ditur Njomza Emini, ish-politikane dhe aktiviste e njohur për të drejtat e njeriut dhe njëkohësisht Presidente e Komitetit Paralimpik të Kosovës.
“Jemi në Lojërat Paralimpike “Paris 2024”!
Ky rrugëtim sfidues, nisi me endrrën për të bërë më tepër për personat me aftësi të kufizuara, e sot po kurorëzohet me praninë e flamurit tone në mesin e 183 flamujve nga mbarë bota.
Faleminderit secilit që i ka kontribuuar këtij rrugëtimi.
Urime Kosovë për përfaqësimin HISTORIK në Lojërat Paralimpike!
Suksese Grevistit në ngritjen e flamurit tonë lartë e më lartë!, shkruan Njomza në facebook.
Më heret, ekipi është pritur edhe nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka inkurajuar dhe uruar sukses ekipit shqiptar të Kosovës në Lojërat Paralimpike Paris 2024.
Njomza Emini për kontributin e saj është dekoruar nga Presidenti i Francës me Urdhërin e Lartë “Kalorës i Legjionit të Nderit”!
Gazeta “Pena.al” i uron suksese ekipit paralimpik të Kosovës!




- 21 Janari në SPAK, Berisha: Garda ka zbatuar ligjin e vendosur nga mazhoranca socialiste - 03/11/2025
- Leskaj i paraqet Berishës dorëheqjen si drejtues politik i Vlorës: Për një PD më të fortë duhet një… - 03/11/2025
- “Përjetoi përndjekje dhe burgosje, por u rikthye me bindjen për pajtim”, ish-kryeministri grek kujton bisedat me Nanon: Më fliste shpesh për… - 01/11/2025