Kylian Mbappe ka ndërmarrë veprime ligjore kundër ish-klubit të tij, Paris Saint-Germain, pasi ai kërkon shumën prej 55 milionë euro që beson se i detyrohen francezët.
Mbappe u largua nga PSG si lojtar i lirë këtë verë dhe kaloi te Real Madrid, por është përfshirë në një mosmarrëveshje me klubin e tij të vjetër mbi ato që ai beson se janë pagat e papaguara dhe bonuset e besnikërisë nga koha e tij në kryeqytetin francez.
Konkretisht, Mbappe po argumenton se ai nuk është paguar për tre muajt e fundit të karrierës së tij te PSG, ndërsa këmbëngul se nuk ka marrë ende pjesë të bonusve në kontratën e tij.
Tani çdo gjë do të kalojë në duart e UEFA-s, me mediat në Francë që raportojnë se nëse PSG shpallet fajtore, jo vetëm që duhet t’i paguajë 55 milionë eurot Mbappes, por gjithashtu do të rrezikojë të përjashtohet nga Liga e Kampionëve.
- “Shajeni Ramën sa të doni, por shteti duhet ruajtur”, analisti krahason opozitën shqiptare me Le Pen në Francë - 20/10/2026
- Paralajmërimi i Trump: Nëse Europa dorëzohet përballë emigracionit, SHBA do të largohet! - 20/10/2026
- Të maskuarit e vandalizuan, deputeti Shalsi për monumentin e ‘Lahutës së Malcis’: Si lufton për të ardhmen, kur s’njeh krenaritë e vendit? - 20/10/2026