Kryeministri Edi Rama ka uruar Vangjel Tavon për fitoren në garën për kryebashkiakun e Himarës.
Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, Rama nuk ka harruar të bëjë një thirrje edhe për emigrantët të cilët punojnë e jetojnë në Greqi, që të rikthehen në vendlindje.
MESAZHI
MIRËMËNGJES
dhe me urimin për kryebashkiakun e ri të Himarës për fitoren spektakolare, kënaqësinë e mbështetjes domethënëse për Partinë Socialiste në zgjedhjet e djeshme, si edhe vendosmërinë për ta kthyer #Himarën2030 në një prej destinacioneve më të kërkuara të Mesdheut, ku në radhë të parë të gjithë ata që punojnë në industrinë turistike në Greqi, të kthehen për paga më të mira e për ajrin e pazëvendësueshëm të vendlindjes, ju uroj të gjithëve një javë sa më të qetë
- Data e zgjedhjeve në Kosovë, Haxhiu takon sot partitë politike, çfarë pritet - 30/04/2026
- Prania e gazit në Hidrovorin e Akërnisë, specialistët në terren, nuk ka pasur leje për shpime nga AKBN - 30/04/2026
- “Ju tmerron Thaçi nga burgu”, politikanët e Kosovës akuza të forta ndaj njëri-tjetrit: Ju keni krijuar Gjykatën Speciale - 30/04/2026