Andi Bushati thotë se i gjithë procesi Beleri ka qenë një proces i manipuluar dhe dirigjuar nga Edi Rama.
I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Bushati tha se Beleri ka shkelur lejen që i dha Drejtoria e Burgjeve dhe se duhet të dënohet me pesë vite burg, por drejtësia nuk do të bëjë asgjë, pasi tani nuk i intereson më Edi Ramës.
“Ne nuk kemi SPAK, kemi mashë të Edi Ramës. Që në ditën që u bë presioni i parë nga Greqia, çfarë intervistash ka dhënë Rama për mediat greke? Çështja Beleri nuk ështrë çështja ime por është e drejtësisë. Çfarë u bë me lejen që nuk u dha për tu betuar por për parlamentin europian? Drejtësia i ngriti topin Ramës.
Sa kohë ishte i padënuar nuk merrte leje. Tani që e ka në dorë administrata, vërtetohet kjo alibi e Ramës që çështja Beleri nuk është çështja ime. Ai ka shkelur lejen dhe duhet të dënohet pesë vite të tjera.
A do të ketë drejtësia të njëjtin zell tani? Jo! Sepse këta janë shapkat e grisura të Edi Ramës. Kemi bërë një SPAK që të shërbejë si vegël e autokratit.
Gjithë procesi i manipuluar tregoi që drejtësia është masha e Edi Ramës. Është farsë e dirigjuar nga larë”, tha Bushati.
- Negociatat e dështuara në Kosovë, zbulohen prapaskenat. LDK kërkon Presidentin për Vjosa Osmanin, Kurti i ofron vetëm ministri - 07/08/2026
- Dështojnë negociatat për presidentin, Kurti: Dallimi mes rezultatit zgjedhor dhe kërkesave të LDK-së është drastik - 07/08/2026
- I treti që nga viti 2010, Shqipëria do të marrë Eurobond 650 milionë euro në 2027 - 07/08/2026