Sabri Fejzullahu dhe Adelina Ismaili janë dy nga legjendat e muzikës shqiptare. Ata kanë punuar në repertorin e tyre këngë, të cilat i kanë rezistuar gjithmonë kohës.
Por prej vitesh, Adelina Ismajli i kishte munguar muzikës shqiptare dhe nëpërmjet një postimi në Instagram ka lumturuar ndjekësit e saj.
Ajo duket se po rikthehet në muzikë dhe me një foto krah Sabri Fejzullahut në studio muzikore ka konfirmuar këtë.
Sabriu nga ana tjetër i ka bërë mirëpritjen më të bukur.
“Po Adelina, sikur dita e bukur që mban diell, të mbajta për dore, qysh 7 vjeçe, dhe do të mbaj deri në përjetësi, por në shpirtin tim. Ti je diva dhe modestia e kombit shqiptar, ti je kultura dhe ngritja, dituri e mirësjellje, ti je bukuria e thjeshtësia njerëzore, mbretëreshë e skenës dhe ikona televizive. Ti theve rregulla e tabu, dhe gjithmonë ishe ti, unike, dhe e tillë mbete, unike. I yti e me plotë dashni axha Sabri…“, shkruan këngëtari.
- Transaksionet e dyshimta të pasurisë – Shitja e apartamentit nga Malltezi te Safet Gjici, vajza e ish-kryeministrit deklaroi të ardhura nga qiratë edhe pas shitjes - 16/09/2024
- Tha se i manipuluan intervistën/ Moderatorja reagon sërish: Nuk kam thënë kurrë që më ka ngacmuar një ish-drejtor - 16/09/2024
- EKSKLUZIVE/ Sondazhi i Zaloshnjes: 50.6% e Tiranës do të votonin për PS, 29.4% për PD dhe 3.2% për partitë e vogla - 16/09/2024