8.5 C
Tirana
03 / 03 / 2026
No menu items!

Kuvend, shpallet vendi vakant për anëtar të Këshillit Drejtues të RTSH-së

Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik shpalli sot vendin vakant për anëtar të Këshillit Drejtues të RTSH-së.

Për paraqitjen e kandidaturave për anëtar të Këshillit Drejtues të RTSH-së, ftohen shoqatat dhe grupimet e mediave elektronike; shoqatat e medias së shkruar; profesorati dhe shoqatat e inxhinierisë elektrike dhe elektronike; profesorati i së drejtës, gazetari-komunikimit dhe ekonomisë, shoqatat e juristëve dhe Dhomën Kombëtare të Avokatisë; organizatat jofitimprurëse që veprojnë në fushën e të drejtave të njeriut, të drejtave të fëmijëve ose kërkimeve në politikat publike, ose përfaqësues të shoqatave që veprojnë në fushën e mbrojtjes së personave me aftësi të kufizuar.

Subjektet e mësipërme duhet t’i propozojnë kandidaturat pranë sekretarisë së Kuvendit brenda 30 ditëve nga publikimi i këtij njoftimi.

Afati i fundit për paraqitjen e kandidaturave është data 3 nëntor 2022.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x