E ardhmja e Armando Brojës është në udhëkryq. Sulmuesi kuqezi nuk po gjen hapësira te Chelsea, teksa edhe si i huazuar te Fulham minutazhi mungon.
Të reja të rëndësishme vijnë së fundmi, me The Sun që shkruan se emri i tij ka përfunduar në radarët e Dortmund. Finalistët e Champions League po bisedojnë intensivisht me Chelsean për të siguruar shërbimet e Brojës dhe tratativat duken në rrugën e mbarë, të paktën për momentin.
Blutë e Londrës kërkojnë jo pak por 50 milionë paund, shifër kjo që verdhezinjtë e konsiderojnë të lartë dhe do bëjnë maksimumin për të firmosur me lojtarin me kosto sa më e ulët të jetë e mundur.
Dortmund e di mirë se Chelsea ka probleme financiare, fakt ky që shton akoma më shumë shanset për kryerjen e operacionit. Vendimtare do jetë dëshira e vetë Armando Brojës, me kalimin në Bundesligë që do të ishte një hap i rëndësishëm për të.
- “Do të jetë historia më e madhe e të gjitha kohërave”/ Vajza e astronautit Ashley Hansen tregon emocionet e kthimit të babait në Tokë: Do t’i jap një përqafim të madh… - 11/04/2026
- Ndarja nga jeta e kongresmenit Eliot Engel, Presidenti Begaj: Mik i madh i popullit shqiptar dhe zë i fortë për ne - 11/04/2026
- Artemis II përfundon me sukses! Katër astronautët rikthehen në Tokë pas udhëtimit historik rreth Hënës - 11/04/2026