15.5 C
Tirana
03 / 03 / 2026

BE miraton rregulla të reja, karikues universal për celularët dhe tabletat nga viti 2024

Nga vjeshta e vitit 2024, të gjithë qytetarëve evropianë do t’u duhet vetëm një karikues me hyrje USB të tipit C, për të rimbushur pajisjet e vogla elektronike; ndërsa në 2026-n, i njëjti karikues do të kthehet në normë për kompjuterëte  tipit laptop.

Me një shumicë dërrmuese prej 602 votash pro, përballë 13 kundër dhe 8 abstenim, Parlamenti Evropian miratoi rregulla të reja për një karikues universal për të gjithë telefonët dhe tabletat.

“Të 14 kategoritë e produkteve që janë pjesë e këtij ligji; nga smartfonët tek kufjet e deri tek tabletat do të kenë një karikues të vetëm duke filluar nga vjeshta e vitit 2024”, u shpreh euro-deputeti socialist, Alex Agius Saliba.

Prodhuesit e pajisjeve elektronike i kanë rezistuar për vite me radhë presionit të BE-së për standardizimin e teknologjive. Ky vendim do t’i prekë të gjithë ata dhe në veçanti kompaninë amerikane “Apple”, që do ta ndjejë më shumë.

Qeveritë evropiane pritet të japin konsensusin final brenda muajit e më pas, legjislacioni do të hyjë në fuqi. Vendet anëtare do të kenë më pas 12 muaj kohë për të ndryshuar rregulloren dhe në përfundim do ta aplikojnë atë.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x