Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri ka prezantuar sot para bazës socialiste në Vlorë, deputetin Blendi Klosi, i cili me ndryshimet e miratuara së fundmi është drejtuesi politik I qarkut.
Klosi zëvendëson në këtë post, ish-kryeministrin Arben Ahmetaj, për të cilin Gjiknuri i pyetur nga mediat i quajti këto ndryshime, normale si para fushatës.
“Këto janë lëvizje normale para fushatave zgjedhore ku secili merr pozicionin tij si lojtar që ekipet japë maksimumin e tij. Në emër të fushatës po marrim rolet tanë.”, tha Gjiknuri.
I pyetur nga media për mungesën e kryetarit të bashkisë, Dritan Leli, Klosi tha se PS do të bashkojë Socialistët dhe do të shikojë punën për kryetarët e bashkive në 61 bashkitë.
“Do bashkojmë popullin. Do shikojmë performancën në të 61 bashkitë”, tha Klosi.
Në takimin prezantues mungonte dhe Ahmetaj për të cilin Gjiknuri u shpreh se ftesën e ka marrë por mund të ketë pasur ndonjë takim.