Rreth 48 milionë zogj janë asgjësuar në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar dhe BE gjatë vitit të fundit si rezultat i shpërthimit më të madh të gripit të shpendëve në histori.
Në Mbretërinë e Bashkuar, 161 raste të gripit të shpendëve, shumë patogjene (HPAI) u zbuluan te shpendët dhe zogjtë në vendet e mbyllura, duke çuar në asgjësimin e 3.2 milion zogjve. Kjo krahasuar me rekordin e mëparshëm prej 26 rastesh gjatë viteve 2020-2021.
Ka pasur gjithashtu 1,727 raste të gripit të shpendëve në popullatën e shpendëve të egër në Mbretërinë e Bashkuar, në 406 vende ku përfshihen 59 lloje shpendësh.
Në vitet e mëparshme, virusi është zhdukur kryesisht gjatë muajve të verës, por ky shpërthim ka vazhduar gjatë gjithë vitit, duke u dëshmuar se përhapet më lehtë në popullatat e shpendëve.
Shefi i Veterinarisë në Mbretërinë e Bashkuar, Dr Christine Middlemiss, tha se niveli i lartë i sëmundjes te shpendët e egër po rrit numrin e rasteve në fermat më të vogla.
Fatkeqësisht ne presim që numri i rasteve të vazhdojë të rritet gjatë muajve të ardhshëm pasi zogjtë migrues kthehen në Mbretërinë e Bashkuar, duke sjellë me vete rrezik të mëtejshëm të sëmundjes që mund të përhapet në tufat tona’, paralajmëroi ajo.
Në total, 47.7 milionë zogj u asgjësuan pas më shumë se 2600 shpërthimeve të gripit në shpendë dhe zogj nëpër pularitë.
Raporti tregoi se ka pasur 3,573 gjetje tek zogjtë e egër, me virusin që prek 37 vende, duke u përhapur nga Svalbard në Portugalinë jugore dhe në lindje në Ukrainë.
- Elton John feston 5-vjetorin e “Cold Heart” me Dua Lipën: “5.3 miliardë dëgjime dhe një miqësi e mrekullueshme” - 13/08/2026
- Raportohen 38 vatra zjarri. Situatë e rënduar në Lurë, Priskë dhe Elbasan, ndërhyrje nga toka dhe ajri. Përmirësohet situata në Krujë - 13/08/2026
- “Nuk e gjykoj njeriun që më fali jetën”, si u tërhoq Skënder Haluci nga trupa gjykuese për dënimin e Ramiz Alisë - 13/08/2026