Ditën e sotme në Komisionin e Reformës Territoriale ka nisur propozimi i palëve për ndarjen e re administrative.
Mësohet se opozita ka propozuar këtë të hënë shtimin e 33 bashkive të reja. Ajo ka dhënë opsione për të shkrirë qarqet dhe për të vendosur 3 ose 6 rajone.
Opozita ka kërkuar për thuajse të gjitha qarqet e vendit shtimin e numrit të bashkive. Për kryeqytetin specifikisht ka kërkuar të shtohen 3 bashki. Bëhet falë për Farkën, Dajtin dhe Kasharin.
Mazhoranca ende nuk e ka sjellë draftin paraprak në këtë komision, por duke marrë në konsideratë deklaratat e përfaqësuesve të saj, do të ketë hapësirë për të bashkëpunuar me opozitën, në mënyrë që të bëhen disa lëshime dhe të ketë një shtim të numrit të bashkive, por jo aq sa kërkon PD.
Sa i përket shkrirjes së qarqeve dhe ndarjes në rajone pritet të ketë dakordësi. Megjithatë, ajo që është e sigurt deri më tani është se palët do të shkojnë me dy propozime të ndryshme në Kuvend.
- Ali Akbar, gazetashitësi pakistanez që u vlerësua nga Presidenti Macron me “Kalorës i Urdhrit Kombëtar të Meritës” - 31/01/2026
- “Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”, takimet e Sekretarit të Përgjithshëm të KiE me zyrtarët e lartë në Tiranë para se t’i shkruante Epsteinit - 31/01/2026
- “Pse nuk i fton në protestë”/ Berisha i përgjigjet qytetarit për Lulzim Bashën dhe Bamir Topin: Po flet për intelektualë apo pseudointelektualë - 31/01/2026