Derbi mbetet kryefjala e futbollit shqiptar, një nga të paktat sfida që arrin të “ndezë” stadiumin “Air Albania”. Partizani dhe Tirana përballen në aktin e parë sezonal, një sfidë që shihet si një provë e madhe për të dy ekipet, prova e parë e vërtetë.
Partizani kërkon të rikthehet te fitorja në derbi teksa nuk njeh fitore në 5 përballjet e fundit, ndërsa Tirana kërkon të ruajë pathyeshmërinë e vitit të fundit ku në 4 përballjë siguroi 3 fitore dhe 1 barazim.
Atmosfera në këtë derbi të parë pritet të jetë fantastike teksa, tre orë përpara startit (19:00) janë shitur afro 13 mijë bileta. Organizatorët e sfidës, theksuan se interesimi mbetet i lartë, me numrin e tifozëve që pritet të rritet akoma më shumë në orët në vijim.
Me këto shifra të konfirmuara, derbi nuk zhgënjen as këtë herë, në tribuna spektakli është i garantuar.
- Një tjetër gol për legjendën, Ronaldo i afrohet shifrës që do të trondiste historinë e futbollit - 12/10/2026
- Të paktën antisemitët i kemi banalë - 12/10/2026
- “Një nga udhëheqësit më të shquar në botë”- Ministri Gideon Sa’ar takohet Ramën: Zë i guximshëm në skenën ndërkombëtare, na ka qëndruar pranë! Mik i Izraelit - 12/10/2026