11.5 C
Tirana
21 / 12 / 2024

Zgjedhjet vendore 2023/ Rama zbardh kriteret, Berisha konfirmon emrin e parë për bashkitë

PS do të mbledhë sot kryesinë në orën 18:00 për caktimin e kritereve për përzgjedhjen e kandidatëve të kësaj partie për zgjedhjet lokale, ndërsa paraprakisht, Rama i ka ndarë emrat e në tre kategori, të cilat janë: Kryebashkiakë që do të rikandidohen, kryebashkakë që nuk do të rikandidohen dhe të tretët, ata në pikëpyetje.

I konfirmuar i djegur deri më tani është Dritan Leli, ndërsa pritet vendimi i kryesisë për të tjerët.

Nga ana tjetër, demokratët do të zhvillojnë primare për përcaktimin e kandidatëve, por paraprakisht janë disa emra, të cilët mund të propozohen pa kaluar nga primaret.

Kryesia e PD-së vendosi që përveç deputetëve dhe kryebashkiakëve në detyrë siç është Bardh Spahia në Shkodër, çdo kandidaturë tjetër do të filtrohet nga Këshilli i Kualifikimeve, që do të përbëhet nga 3-5 anëtarë të emëruar nga Kryesia e PD.

Për t’u bërë pjesë e primareve, çdo garues duhet të plotësojë 6 kushte.

1) Të mos ndodhen në kushtet e pazgjedhshmërisë në një funksion publik

2) Të mos ketë qenë anëtar ose kandidat i Byrosë Politike të PPSH

3) Të jenë aktiv në jetën publike duke mbrojtur kurdoherë parimet e PD

4) Të kenë dhënë kontribut në fushatat elektorale të PD

5) Të ketë kryer arsimin e lartë

6) Të mos ketë në fuqi masa disiplinore për shkelje të statutit të PD

Në rregullore përcaktohen edhe modalitetet sesi kandidatët do të zhvillojnë fushatën.

a) Fushata fillon 21 ditë para datës së caktuar përmbajtjen e primareve

b) Kandidatët zhvillojnë të paktën një debat publik

c) Dita përpara dhe data e caktuar për votim konsiderohet heshtje zgjedhore

d) Secili kandidat ka të drejtë të përdorë mjediset e selisë qendrore të PD

e) Degët e PD marrin masat për pasqyrim në mënyrë të barabartë të aktivitetit të secilit kandidat.

E drejta për të marrë pjesë në votim nuk kufizohet vetëm tek anëtarët e partisë.

Të drejtën për votim e ka çdo anëtar dhe simpatizant i PDSH. Këta të fundit, për këtë qëllim, regjistrohen brenda afateve dhe sipas modaliteteve të përcaktuara në vendimin e Kryesisë së PDSH.

Konsiderohet i përzgjedhur dhe fitues ai kandidat që merr të paktën 50% +1 të votave të vlefshme.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x