20.5 C
Tirana
11 / 05 / 2026

Ironizon Spahiu: Sulmi në Banjskë, si ai i Belerit në Peshkëpi! Kosova u futi plumbin, Shqipëria i fut kryetarë bashkie

Juristi Kreshnik Spahiu e ka cilësuar sulmin në veri të Kosovës identik me atë që u krye në Peshkëpi. Për këtë sulm u akuzua Fredi Beleri, kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës.

Në rrjetet sociale Spahiu ka bërë ironi, duke deklaruar se ndryshe nga Shqipëria që Belerin e mori dhe e bëri kryetar bashkie, Kosova ju futi plumbin agresorëve.

“Vrasjet dhe terrori në veri të Kosovës, është 100% i ngjashëm me sulmin e bandës Mavi të Fredi Belerit në pikën kufitare në Jug të Shqipërisë 1994 ku u vranë 3 ushtarë shqiptarë, me kauzën e çlirimit Epirit Verior.

I vetmi ndryshim është që Kosova iu futi plumbin, ndërsa Shqipëria i fut kryetar bashkie. Madje opozita i quan heronj dhe të burgosur politik”, shkruan ai.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x