Ministri i Brendshëm i Republikës së Kosovës, Xhelal Sveçla, gjatë një prononcimi për emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, është pyetur lidhur me asistencën që Republika e Shqipërisë ka ofruar, nëse ka ofruar një të tillë, pas sulmit terrorist në Veri të Kosovës dhe pritshmëritë që ka ndaj vendit tonë për t’i ardhur në ndihmë Kosovës.
Ministri deklaroi se dy ministra shqiptarë vajtën në ceremoninë e varrimit të policit të vrarë, Afrim Bunjaku.
Ylli Rakipi: A ka ofruar Shqipëria asistencë dhe cilat janë pritshmëritë e Kosovës?
Xhelal Sveçla: Pata kënaqësinë të takohem me Ministrin e Brendshëm, dhe Ministrin e Jashtëm, që morën pjesë në ceremoninë e varrimit të heroit tonë. Jam i bindur se në momente kritike ne jemi një. Ka ide, ka dallime, ka qasje të ndryshme,ndonjëherë ka edhe mospajtime por kjo nuk ndryshon thelbin, që ne duhet të mundohemi të jemi përkrah njëri tjetrin, siç populli i Shqipërisë është treguar në vitin 99′.
- Putin kërkoi ish-Kancelarin Schroeder si ndërmjetës me BE-në për fundin e luftës në Ukrainë, reagon SPD - 11/05/2026
- Barcelona është e Flick! Fitojnë La Ligën duke mposhtur Realin e Madridit, dhe festojnë me trajnerin në ditën që humbi babain - 11/05/2026
- Tensione të reja SHBA-Iran, Trump refuzon planin iranian për paqe: Krejtësisht i papranueshëm - 11/05/2026