Gazment Bardhi reagoi i pari për vendimin e Lulzim Bashës për të përjashtuar deputetët e Rithemelimit nga grupi parlamentar. Ai thotë se Basha nuk ka tagër të përjashtojë deputetë, por ndryshimin e grupit parlamentar mund ta bëjnë vetëm shumica e deputetëve.
‘Merreni me të qeshur dhe boll harxhuat rreshtat me çfarë bën Lulzim Basha. Si njëri nga deputetët e PD, Lulzim Basha nuk ka as legjitimitetin, por as forcën për të përjashtuar askënd. Një ftesë të sinqertë kam për kolegun Lulzim Basha. Në vend të letrave pavlerë që synojnë përçajnë opozitën dhe mbajtjen ndezur të konfliktit mes vetes, të përqendrohet në çështje që nuk i shërbejnë forcimit të pushtetit të Edi Ramës, por dobësimit të tij.’ shkruan Bardhi.
- “Është shpërfytyruar Tirana për dy javë”, Karamuço dënon dhunën: Mos thyej, mos plaçkit, mos digj! - 03/11/2026
- Karanxha: Dhuna ndaj pronës dhe policisë kalon çdo kufi - 03/11/2026
- “Nuk ka akoma një marrëveshje”/ Projekti në Sazan, Rama ironizon: Po trajtohet sikur flamingot do të vriten dhe do i hajë Trumpi për mëngjes - 02/11/2026