15.5 C
Tirana
11 / 05 / 2026

Kërkohet qasje e balancuar nga Lajçak, BE kërkon masa ndaj Serbisë nëse ka lidhje me sulmin në Kosovë

Disa prej vendeve anëtare të Bashkimit Europian kërkojnë vendosjen e masave ndaj Serbisë, nëse dëshmohet lidhja e saj me sulmet ndaj policisë së Kosovës në Banjskë.

Kështu raporton Radio Evropa e Lirë duke cituar disa burime në Bruksel, që folën për takimin e fundit të përfaqësuesve të shteteve të BE-së.

“Ajo që ka ndodhur të dielën në veri të Kosovës, sasia e armëve që është gjetur, dhe informacionet që po i marrim vazhdimisht nga terreni, janë duke e ndryshuar lojën”, kanë thënë burimet brenda bllokut europian.

Në takimin e ambasadorëve në Bruksel, kanë folur, së pari përfaqësues të misionit EULEX dhe më pas ndërmjetësuesi në dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak.

Mësohet se vendet anëtare kanë dënuar sulmin ndaj policisë së Kosovës, duke kërkuar zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Evropa e Lirë shkruan se pjesëmarrësit në këtë takim të Brukselit, shprehën mbështetje të plotë ndaj Lajçakut për vazhdimin e dialogut mes të dyja vendeve dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani.

Megjithatë, disa prej vendeve anëtare shprehën rezerva për ndërmjetësimin duke kërkuar një qasje të balancuar të BE-së ndaj Kosovës dhe Serbisë.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x