Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi është përplasur me kreun e kësaj force politike, Lulzim Bashën në fund të seancës parlamentare.
Debati dhe replikat mes tyre erdhën pasi Basha i mori postin e kreut të Grupit, me një ndryshim në statut gjatë Kuvendit Kombëtar të 2 shtatorit.
Pasi mbylljes së seancës, sipas gazetarit Osman Stafa, Lulzim Basha iu është drejtuar Gazment Bardhit duke i thënë që të mos bëjë sherr, por të marrë fjalën si kreu i grupit.
“Më prano një këshille, mos bëj sherr, por merr fjalën si kryetar grupi dhe kaq”, iu është drejtuar kryetari i PD-së.
Por Gazment Bardhi, është përgjigjur duke i thënë: “Shko more qesharak! Hipokrit”.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- ZYRTARE! Martohen Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez - 11/08/2026
- Nga Clinton te Trump/ Si shërbimi sekret e ka “zhdukur” Presidentin nga “Air Force One” - 11/08/2026
- Histori e trazuar - 11/08/2026