25.5 C
Tirana
07 / 05 / 2026

Humb jetën kamarieri 17-vjeçar pasi e zë poshtë ashensori, pronari i lokalit shpallet në kërkim

Një 17-vjeçar ka humbur jetën në vendin e punës, rreth orës 1:15 të së shtunës.

Në një lokal në lagjen “Nr. 1″, Sarandë është këputur kavoja e ashensorit që përdorej kryesisht për furnizimin e lokalit, duke zënë poshtë të riun.

Në këto kushte, u arrestua një 43-vjeçar i cili kishte montuar ashensorin dhe u shpall në kërkim pronari i lokalit, një 37-vjeçar për të cilin vijojnë kërkimet intensive.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes  në punë” .

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x