16.5 C
Tirana
06 / 05 / 2026

I del situata jashtë kontrollit/ Tërhiqet Greqia, pranon ndihmën e Shqipërisë për shuarjen e zjarreve

Disa orë pasi refuzoi ndihmën e Shqipërisë për ta ndihmuar në situatën me zjarret, Greqia është tërhequr dhe ka pranuar ndihmën e vendit tonë.

Forcat zjarrfikëse do nisen në vendin fqinj për të asistuar me ndihmë për shuarjen e zjarrit, njoftojne mediat.

Më konkretisht 58 forca zjarrfikëse, 10 mjete nga Forcat e Armatosura dhe strukturat e tjera operative të Sistemit të Mbrojtjes Civile Shqiptaret, strukturat zjarrfikëse nga Bashkia Korçë, Dropull, Maliq dhe Gjirokastër janë nisur për të ndihmuar Greqinë. Paraditen e sotme Greqia e refuzoi ndihmën e Shqipërisë duke thënë se nuk kishin më nevojë.

Situata në Greqi vijon të mbetet shumë problematike me shpërthimin e zjarreve që janë bërë thuajse të pakontrollueshme.

Ditën e djeshme u raportua për 18 viktima, të cilët u gjetën në zonat pyjore në veri të vendit.

Sipas mediave të huaja, dyshohet se viktimat janë emigrantë. Rajoni i Evros në Greqinë verilindore, jo shumë larg kufirit turk, është shkatërruar nga zjarret. Ndërkohë një spital në qytetin e Aleksandoupolis u desh të evakuohej.

Zonat pyjore në Aleksandropoli dhe në Rodopi gjithashtu janë përfshirë nga flakët, teksa në Aleksandropoli, zjarrfikësit vijojnë prej disa ditësh ‘luftën’ me flakët.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x