19.5 C
Tirana
06 / 05 / 2026

Arrestohet i riu 25 vjeçar që “fluturoi” me makinë tek diga e Liqenit të Tiranës

Eldi Alushi, i riu i cili fluturoi me makinë nga rruga e Kosovarëve drejt digës së Liqenit të Tiranës ka rënë në prangat e policisë, pas disa orësh kërkime.

Në pamjet e kamerave të sigurisë duket se për vetëm tre sekonda mjeti BMW i drejtuar nga 26 vjeçari nga Durrësi Eldi Alushi, nga Rruga e Kosovarëve përplaset me pemën dhe vijon pingul lëvizjen mbi pjesën e digës, por fatmirësisht nuk pati të lënduar nga këmbësorët që po bënin vrapin e mëngjesit.

26-vjeçari mori dokumentet e makinës dhe u largua në drejtim të paditur për t’u identifikuar orë më vonë dhe shpallur në kërkim për 2 vepra penale, shkatërrim I pronës dhe largim nga vendi I aksidentit.

Dyshimet e para janë se 26-vjeçari mund të ketë qenë nën efektin e alkoolit apo të drogës. Nisur nga skeda e policisë, ai ishte shofer i  pa disiplinuar i ndëshkuar disa herë me gjobë.

Për aksidentin reagoi dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj i cili shpërndau në Twitter dhe pamjet e kamerave të sigurisë dhe kërkoi për autorin dënim maksimal. Sipas tij do të tregohet zero tolerancë për kërcënuesit e jetës e bashkëjetesës në kryeqytet.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x